Regjisori palestinez i dokumentarit fitues të çmimit Oscar, “No Other Land”, është arrestuar nga ushtria izraelite.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Hamdan Ballal, një nga katër regjisorët e filmit që dokumentoi shkatërrimin e fshatrave në Bregun Perëndimor, u rrethua dhe u sulmua nga një grup prej rreth 15 kolonësh të armatosur në Susya në jug të Hebronit.

Dëshmitarët thonë se një grup ushtarësh mbërritën në vendngjarje së bashku me kolonët e tjerë të veshur me uniformë ushtarake, të cilët e ndoqën Hamdanin deri në shtëpinë e tij dhe ia dorëzuan Ushtrisë.

Mësohet se regjisori palestinez u plagos nga kolonët.