Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad tha dje se Hamasi kishte “humbur kontrollin e Gazës”, dhe ushtarët e IDF, sipas mediave lokale, pushtuan të ashtuquajturin “parlament të Hamasit” në qytetin e Gazës.
Një foto duken ushtarët që pozojnë me armë dhe flamuj izraelitë brenda një dhome në ndërtesën e Këshillit Legjislativ Palestinez në qytetin e Gazës.
IDF thuhet se po finalizon planet për të sulmuar rrjetet e tuneleve në Gaza për të liruar 239 pengjet e mbajtura atje, ndërsa shpresat për një marrëveshje me Hamasin zbehen.
Hamasi ka “humbur kontrollin e Gazës” dhe militantët “po ikin në jug”, ka pohuar ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad, ndërsa lufta me grupin hyn në javën e pestë.
Civilët “po plaçkisin bazat e Hamasit” dhe “nuk i besojnë më qeverisë (Hamasit)” që kontrollon enklavën palestineze dhe po goditet pandërprerë nga Izraeli, siguroi ministri në një video-mesazh të transmetuar nga disa kanale televizive.