Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka deklaruar ditën e sotme se ushtria ruse ka mbajtur peng 300 persona në një bodrum të një shkolle për katër javë në Chernihiv.
Në njoftim thuhet se trupat ruse kishin marrë peng fshatarët në Yahidne, 140 km (80 milje) në veri të Chernihiv dhe se 18 njerëz dyshohet se kishin vdekur gjatë okupimit rus.
Postimi i Ministrisë në ‘Twitter’ përfshinte një fotografi të një muri, për të cilin thuhej se ishte përdorur nga pengjet për të mbajtur gjurmët e ditëve që ata ishin atje dhe për të shkruar emrat e atyre që dyshohet se vdiqën.
Në atë kohë, fshatarët vlerësuan se rreth 130 njerëz ishin ngujuar në dhomën me përmasa afërsisht 65 metra katrorë.





