Sëmundja e mëlçisë yndyrore është një gjendje e karakterizuar nga një grumbullim i yndyrës në mëlçi. Mëlçia është thelbësore për një grup të proceseve vitale në trup, përfshirë tretjen, koalugimin e gjakut dhe prodhimin e energjisë.

Nëse nuk trajtohet, atëherë mund të çojë në komplikime serioze si fibroza e mëlçisë, cirroza dhe kanceri i mëlçisë, por edhe shumë probleme të tjera  kardiovaskulare dhe metabolike.

Deri më tani, trajtimi ka qenë një kombinim i humbjes i peshës dhe aktivitetit fizik. Studimi i fundit i kryer tregon se rritja e aktivitetit fizik mund të çojë në zvogëlimin e yndyrës në mëlçi.

Ekspertët sugjerojnë kryesisht ushtrimet aerobike, si një mënyrë mjaft e mirë për të patur rezultate pozitive.

Hulumtimi i kryer tregon qartë se në më pak se 12 javë ushtrime aerobike, individët do të kenë përfitime të mëdha.