Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Ilir Tafa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga Tafa, në rrugën “Muhamet Deliu”, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.

Njoftimi i policisë:

Kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator 2″, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga ky shtetas, në rrugën “Muhamet Deliu”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.