Një 36 -vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin S. I., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.