Një 60-vjeçare është arrestuar nga policia e Kuçovës.
“Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë.
Gruaja është arrestuar pas denoncimit se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.“,- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.





