Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për veprën penale “dhunë në familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 64 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.”,– thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.





