Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës ka arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.A., 33-vjeç, banues në Sarandë

Njoftimi i plotë i policisë:

Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.