Një 43-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.Gj.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.”, thotë policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





