Një 42-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.M., 42 vjeç, banues në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.“,- thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.