Policia ka arrestuar një 46-vjeçar banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin D. M., 46 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





