Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar nga Bilishti, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 30 vjeç, banues në Bilisht, Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.