Një 44-vjeçar është proceduar nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori,

-F. K., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.