Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Përmetit pasi akuzohet për “dhunë në familje”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Spartak Simoni, 43-vjeç, banues në Përmet, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij 87-vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi ky shtetas  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit J. S., 87 vjeç, banues në Përmet”, thuhet në njoftimin e policisë.”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Përmet për veprime të mëtejshme.