Një 33-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në lagjen nr.15 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.