Një 61-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Korçë, pasi dyshohet se ka shtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F. Z., banues në fshatin Vreshtas, Maliq.

 Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 61 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.