Policia e Lushnjës ka goditur ditën e sotme një rast të ushtrimit të basteve sportive në një lokal. Si rrjedhojë, është arrestuar pronari i lokalit, shtetasi D.S., 49 vjeç.

Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi 45-vjeçar M.M, pasi u kap duke vënë baste nëpërmjet celularit.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i organizimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas (pronari i lokalit), procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë goditën një rast të ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit (baste sportive), në një lokal. Për këtë rast, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 49 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnjë, pronari i lokalit. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 45 vjeç, pasi u kap duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit, në lokalin e shtetasit D. S. 3 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.