Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit.

Mësohet se është arrestuar Mikeliano Kalemaj, banues në Tepelenë.

Gjithashtu u konstatu se lokali që ai administratonte ishte i pa regjistruar në organet përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.

Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Vihet në pranga një 28-vjeçar.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin Mikeliano Kalemaj, 28 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasi M. K. u arrestua pasi, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe nga kontrolli i ushtruar në ambjetin “Bar-Kafe”, të administruar prej tij në rrugën “Studenti”, u konstatua se ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin, si dhe ky subjekt ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.