Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në Durrës, pasi kanë ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht shtetasit: I. H., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në një lokal, duke përdorur faqe të lotarive sportive, që dyshohet se përdoren për të ushtruar këtë aktivitet.

Gjithashtu u proceduan penalisht edhe shtetasit A. H. dhe U. I., banues në Durrës, pasi iu sekuestruan dy telefona celularë, që dyshohet se përdoren për të ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.“,- njofton policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.