Një 40-vjeçare dhe i biri i saj 19 vjeç janë proceduar në Mallakastër pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një 15-vjeçareje, e cila ishte e bija e 40-vjeçares.

E mitura u pajis me urdhër mbrojtjeje nga policia.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 40 vjeçe dhe për djalin e saj, shtetasin H. L., 19 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjares së tyre, 15 vjeçe (vajza e shtetases M. S.). 15-vjeçarja u pajis më urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.