Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona pasi akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”.

Mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi D. M., 42 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe shtetasi F. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.