- Për vite me radhë mendohej që uthulla e mollës mund të ndihmojë në luftën kundër kilogramëve të tepërt, dhe tani kjo më në fund është dëshmuar edhe shkencërisht.
16 shkurt 2015 – Shkencëtarët amerikanë, hulumtimi i të cilëve është publikuar në gazetën “Journal of Functional Foods”, kanë dëshmuar se konsumimi i uthullës së mollës para ushqimit mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Pjesëmarrësit, të cilët para ushqimit kishin pirë një lugë gjelle të uthullës së mollës të përzier me 250 ml ujë, kishin një nivel të reduktuar të sheqerit në gjak.
Acidi acetik, përbërësi kryesor i uthullës së mollës, ndihmon shpërbërjen e niseshtesë dhe kështu lehtëson humbjen e peshës së tepërt.
Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i rregullt i uthullës së mollës mund të zvogëlojë indeksin e masës së trupit, trigliceridet, dhe masën e belit.





