Pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha deputetët demokratë u larguan nga salla e Parlamentit, ashtu siç edhe kishin vendosur në mbledhjen e grupit parlamentar.

Por deputetja Jorida Tabaku duket se nuk e ka pasur mendjen teksa po zbriste shkallët e Kuvendit dhe është penguar, megjithëse fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë dëmtim.

Sipas Berishës, ishte syri i keq ai që pengoi deputeten demokrate.

DIALOGU

Një deputete: Uuu qyqja për pak ra.

Berisha: Jorida, shpëtove?

Tabaku: Po.

Berisha: Syri i keq.

Deputetët e PD-së qeshin…

Berisha: Edhe ka ku sheh. Ky është problemi.

Ndiqeni këtë moment në 20 sekondat e fundit te videoja e publikuar nga Berisha.