Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes, jo për golat e tij, por për një moment të veçantë familjar.

Futbollisti ka festuar martesën e motrës së tij, ndërsa pamjet nga ceremonia janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Në videon që po qarkullon online, Uzuni shfaqet duke hedhur tufa parash gjatë festës, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.