21 mijë tifozë në stadium, por edhe miliona shqiptarë të tjerë besuan se Kombëtarja mund të ngjitet në Ligën A, por për shkak të disfatës 1-2 kundër Ukrainës kuqezinjtë edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të jenë në Ligën C. Pas ndeshjesh, edhe vetë futbollistët u shprehën se gabun shumë në këtë përballje, që ishte vendimtare.“Besoj është e dyta herë që ndodh kjo gjë. Edhe me Çekinë na ndodhi në Pragë. Në minutat e para duhet të futemi me një përqëndim maksimal. Kur ekipi kundërshtar ka kualitet të dënon,”-u shpreh Qazim Laçi, futbollist i kombëtares.

“Kjo ka qenë pjesa e parë e jona më e keqe në tre vitet e fundit. Dy golat ishin shumë shumë shpejt. Për 5 minuta pësuam dy g“Nuk e besoj një nga sfidat më të dobta, por besoj pjesa e parë më e dobët po. Të pësosh 2 gola në shtëpi pas 10 minutash është problem. Kemi luajtur shumë keq në pjesën e parë në mbrojtje, por në të dytën kemi bërë një ndeshje të mirë. Tani s’morëm pikë dhe do luajmë një ligë më poshtë,”-u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i kombëtares.

Përpos rezultatit, Myrto Uzuni i cili fitoi penalltinë e ekzekutuar nga Bajrami, ishte i zhgënjyer edhe për minutat e dhëna në dispozicion nga Sylvinho, pasi edhe kundër Ukrainës u aktivizua si zëvendësues.“Te ekipi i Granadës unë luaj si sulmues dhe jam çdo ndeshje titullarë i padiskutueshëm. Nuk luajta kundër Çekisë dhe besoja se do luaja kundër Ukrainës sepse unë jam lojtar hapësirash dhe bëj shumë presion. Do krijonim raste,”-tha Myrto Uzuni, futbollist i kombëtares.ola dhe më pas ramë shumë poshtë,”-tha Ardian Ismajli, kapiten i kombëtares.