Tre persona të cilët po trafikonin drogë drejt Greqisë, janë arrestuar në kufi nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë.

Policia bën me dije se tre shtetasit Kastriot Islami, Ruli Sotiri dhe Ervin Gjoni janë arrestuar.

Më datë 27.01.2018, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit kastrio Islami, 46 vjeç, banues në fshatin Qafëzez-Ersekë po udhëtonte si pasagjer në një autobus linje me destinacion Greqinë dhe poshtë xhupit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

1 pako e mbështjellë me letër natriban brenda së cilës ndodhej 1 bidon plastik me peshë 929 gramë me lëndë të dyshuar si vaj hashashi.

Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast, si edhe duke përdorur metoda speciale të hetimit specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve :

Ruli Sotiri, 38 vjeç, banues në Maliq.

Ervin Gjoni, 32 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë, të dy si bashkëpunëtorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.