23 korrik 2014 – Një 63-vjeçar  pretendon se është shëruar nga sëmundja e kancerit pas përdorimit të vajit të kanabisit.

Pas një transplanti të mushkerive në vitin 2009-të, problemet shëndetësore u rishfaqën në 2012-tën, kur mjekët i dhanë shumë pak shpresë për të jetuar. I shqetësuar, Mike Cutler nisi të kërkojë në internet, ku edhe zbuloi një video sipas së cilës, përdorimi i vajit të kanabisit mund ta kuronte.

I vendosur për të fituar mbi sëmundjen, 63 vjeçari nis përdorimin e tij, duke ndjerë gjithnjë e më pak dhimbje në trupin e tij. Pas kontrolleve, mjekët i kanë komunikuar të habitur, se qelizat e tij kancerogjene ishin zhdukur.

“Fillova të përdorja kanabisin, pasi pashë videon në internet dhe kur u vizitova e më thanë që nuk kam shenja të  sëmundjes, fillimisht u shokova”– ka deklaruar Culter.

Ai tashmë ka nisur të mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë së tij, dhe shprehet se do të nisë së shpejti një fushatë sensibilizuese mbi efektet pozitive të përdorimit të vajit të kanabisit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/