Sipas Institutit të Shëndetit në Itali, vaji i palmës nuk është një substancë e dëmshme, por duhet konsumuar me moderim për shkak të yndyrnave të ngopura. Pak a shumë si gjalpi. Mbetet akoma e hapur çështja mjedisore.
Pas sulmeve ndaj Nutelës nga ministri francez i Ekologjisë, Marie-Ségolène Royal dhe pas vendimit të Plasmonit për ta hequr nga biskotat e tij të famshme, nuk reshtet së diskutuari rreth vajit të palmës. E reja e fundit ka mbërritur nga ministria e Shëndetësisë italiane. “Vaji i palmës, është një përbërës i përfshirë në industrinë ushqimore dhe përfaqëson një burim të madh të yndyrnave të ngopura”, thuhet në sitin e kësaj ministrie. Ky vaj përbëhet nga 50 për qind yndyrna “të këqija”.
Të mirat dhe të këqijat
Sipas ministrisë së shëndetësisë italiane: “Të dhënat shkencore nuk raportojnë për përbërës specifik të vajit të palmës, të aftë për të ndikuar negativisht në shëndet, përveçse përmban në sasi të lartë yndyrna të ngopura, në krahasim me yndyrnat e tjerë ushqimorë”. Pra sipas tij ky lloj vaji nuk përmban lëndë helmuese, është thjesht e pasur me yndyna të ngopura.
Pragu maksimal
Kështu që kujdes në konsumimin e vajit të palmës. Kjo pasi trupi ynë i merr këto yndyrna dhe nga përbërës të tjerë ushqimorë të cilët të gatuar ose jo i përmbajnë si qumështi, mishi dhe veza. Në përgjithësi organizmat shëndetësorë dhe ushqimorë rekomandojnë një masë të marrjes së acideve të ngopura jo më shumë se 10 për qind të kalorive totale.
Kujdes fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët
Problemi qëndron vetëm tek yndyrnat e ngopura. Kujdes duhet të bëjnë vetëm fëmijët, të moshuarit, personat mbipeshë, të rinjtë të cilët konsumojnë shumë ushqime me të tilla yndyrna. Për këtë arsye është më mirë të mbani një regjim ushqimor të balancuar me ushqime që i përmbajnë natyralisht këto lloj yndyrnash si mishi, qumështi dhe nënproduktet e tij dhe veza. /Shije