Vaji është i lehtë dhe ushqen lëkurën. Thuhet që gjithashtu zhbën dëmet e shkaktuara në lëkurën tuaj nga sapunët, uji me klor e gjithashtu edhe ndotësit kimik. Përmban antioksidant që mbrojnë lëkurën tuaj nga degjenerimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj diellit. Thënë ndryshe të mbron nga mplakja. Këtë mund ta provoni fare lehtë në trupin tuaj.
Bëjini masazh vendeve ku keni lëkurë të fortë p.sh. rreth thonjve dhe lëkurës së bërrylit dhe gjunjëve. Që të keni rezultate, vaji i ullirit duhet të jetë i pastër, me fjalë tjera duhet të ketë të shkruar “extra virgin”, sepse ky lloj i vajit të ullirit është direkt nga shtrydhja e parë e ullirit. Fërkoni buzët e çara apo lëkurën e tharë me atë lloj vaji dhe shihni rezultatet.
Vaji gjithashtu ushqen flokët. Është në veçanti i dobishëm për flokë të yndyrshëm me zbokth. Ndiq një ritual një herë në javë të aplikimit të vajit të ullirit në flokë për 30 minuta dhe më pas mbulo flokët me peshqir të ngrohtë para se ti pastrosh me shampo. Në këtë mënyrë do t’i riparoni ndarjet në fund të flokut (mitilat) dhe flokët do të shkëlqejnë më shumë se kurrë. Vaji gjithashtu është shumë i mirë në trajtimin e flokëve të thara, flokëve të dëmtuara dhe të egërsuara.
Për të trajtuar këtë lloj floku vini një pikë vaj ulliri në shuplakën e dorës, fërkoni duart dhe më pas lëmoni fundin e flokëve për t’i hequr qafe fundet e egërsuara të flokut.