Ditët e fundit të merkatos, Teuta bëri një goditje të bujshme duke afruar shkodranin Armando Vajushi. Pas një kohe të gjatë pa luajtur, sulmuesi ka nisur të marrë ngarkesën, me seancat e plota stërvitore.Vajushi e pranon se dëshira e tij është për t’u larguar sërish nga Shqipëria, ndërsa shpjegon edhe pse zgjodhi Teutën:

“Të them të drejtën, për 7 vide kam qenë jashtë. Në Shqipëri isha në bisedime me shumë ekipe, por në fund zgjodha të vij tek Teuta, pasi ishte vendi i vetëm ku më kërkuan me ngulm. Drejtuesit më thanë se do më siguronin çdo gjë, dhe vendosa të vij këtu pasi më kërkuan me zemër. Këto katër muaj, kam si synim të luaj e të ndihmoj ekipin, si dhe të arrij objektivin personal, të iki sërish në një kampionat jashtë.”

Në lidhje me ndeshjen ndaj Kukësit ai thotë: “Është një ndeshje e vështirë, por nuk do të thotë se vendos sezonin tonë, pasi nuk është ndeshja e fundit. Në fushë do të bëjmë maksimumin për 3 pikët.”