17 qershor 2015 – Ndalohet në kufi një 16-vjeçare nga Durrësi, e cila me kushërirën e saj, 19 vjeçe do të trafikoheshin me qëllim prostitucioni në Kosovë. Policia e Elbasanit ka hetuar rastin, duke i kapur në flagrancë dy autorët, në pikën kufitare të Morinit. Platin Çekrezi. 26 vjeç me banim në fshatin Gjergjan, si edhe Erlind Kateshi, 26 vjeç, banues në fshatin Bishqem Fushë, komuna Pajovë, Peqin, u arrestuan mbrëmjen e djeshme. Ata kishin në makinën e tyre tip “Ford Fiesta” dy vajzat, njëra prej të cilave, e mitur. Pikërisht durrsakja me inicialet B.K. vetëm 16 vjeçe, kishte rënë viktimë e trafikantëve. Nuk dihet nëse kushërira 19-vjeçare nga Elbasani ka gisht në këtë rast, ndonëse sipas policisë, edhe ajo do të trafikohej në Kosovë. Të dyja ishin larguar nga shtëpia paraditen e djeshme dhe janë nisur drejt Kosovës.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”