Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin tonë në fund të muajit tetor, ku një 6-vjeçare mbërriti në spital me plagë të shumta në trup.
Në fillim u tha se e mitura ishte dhunuar mizorisht dhe abuzuar seksualisht nga babai i saj Raimond Kunora.
Por sipas gazetares Anila Hoxha, ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar se nuk është abuzuar me të miturën.
E mitura mbërriti në spital në gjendje të rëndë për jetën dhe mjekët deklaruan se vajza ka dëmtime të rënda të organeve dhe shenja kafshimi pranë organeve gjenitale.
Pas kësaj gjykata e Tiranës vendosi ta linte në burg 27-vjeçarin ndaj të cilit është gritur vetëm akuza e keqtrajtimit të të miturës. Ndërkohë familjarët dhe dëshmitë e reja prej të afërmve kanë treguar se 27-vjeçari e dhunonte vazhdimisht vajzën e tij.