Një vajzë 23 vjeçare lindi 5 fëmijët e saj në Pragë ditën e Djelë, të cilët janë ngjizur në rrugë të natyrshme.
Burimet zyrtare thonë se është hera e parë në historinë e Republikës të Çekisë që ndodh një lindje e tillë.
Doktorëve iu deshën më pak se dy orë për oritur 5 bebet, katër djem dhe një vajzë, me ndërhyrje çezariane.
Zbynek Stranak, një prej dokotrëve që priti pesënjakët, tha se lindja ishe pa komplikacione.
Mamaja, Aleksandra Kinova, fillimisht mendohej se ishte shtatzënë me binjakë, por në Mars doktorët thanë se ajo priste 4 fëmijë.
Në Prill iu tha se ajo përfundimisht priste pesë fëmijë.
Babai i pesënjakëve ka thënë për një gazetë lokale “Ceske Noviy” për udhëtimin me tren prej qytetit të tyre deri në Pragë.
“Unë qaja gjatë gjithë rrugës sepse kisha frikë se nuk do ja dilja dot”. Ai ishte i pranishëm në lidhje, “Janë të mrekullueshëm, por ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Shpresoj që kjo gjë ka për të ndryshuar. Ata qanin shumë por unë jam i lumtur që gëzojnë shëndet”.
Sipas Dr. Stranak, pesënjakët kanë 95% mundësi që të rriten të shëndetshëm.
Një doktor tjetër ka shtuar se të lindësh pesë fëmijë njëherësh ka një mundësi 1 : 48 milionë.





