POGRADEC, 5 prill 2013 – Një 23-vjeçar nga Pogradeci po ndiqet penalisht, pasi është denoncuar nga një vajzë me inicialet R. M. Sipas të dhënave, i riu B. E. prej kohësh e ngacmonte duke i kërkuar martesë bashkëqytetares së tij.
Ndërkohë, kjo e fundit e ka denoncuar për shkak të ngacmimeve të shumta që i bëheshin. Burime nga Policia thanë se 23-vjeçari e merrte vajzën në telefon dhe e ndalonte në rrugë duke e shtrënguar atë që të martoheshin, pasi ai e donte.
Për shkak të përsëritjes të vazhdueshme të këtij veprimi, i cili ishte kthyer në një makth për vajzën, ajo ka kërkuar mbrojtjen e policisë në qytetin e Pogradecit. E reja ka kërkuar ndihmë, pasi nuk mund të përballonte më presionin e djalit që e ndalonte në rrugë.





