Enkelejda Jorgollari i është kthyer pasionit të saj të vjetër, pikturës, duke çelur ekspozitën e parë vetjake në galerinë “Jozef”, të titulluar “Vajza dhe deti”.  

Pasi kreu detyrën më të vështirë të nënës, duke rritur tri djem, durrsakja Jorgollari, e cila dy dekada më parë përfundoi Liceun Artistik, çeli ekspozitën e parë vetjake me 50 punime në vaj.

Tematika e ekspozitës trajton jetën e autores, e cila ka nxjerrë në pah botën e saj shpirtërore të brendshme, por njëkohësisht duke e përgjithësuar jetën e gruas që vjen prej antikitetit e deri në ditët e sotme. 

Vajza e detit na ven në punimet e Jorgollarit me shikimin tretur në kaltërsinë e thellësinë e tij, vjen në portret  e zhveshur, me të gjithë nurin dhe bukurinë që karakterizon femrën e gruan.  

Ekspozita është çelur këtë fillim jave,dhe autorja falënderon tre profesorët e saj Nikolet Vasia, Skënder Kokobobo, dhe Idriz Balani.

Ndjekim videon.

K.H.