Klesta Hysi, vajza e deputetes socialiste Vasilika Hysi, ka reaguar pas asaj që ndodhi me Joleza Kokën, në takimin me anëtarët e rinj të FRESSH-it.

“Taksat avullojnë, bëhen rrogë për injorantë, bëhen alkool…s’ka problem, çudia më e madhe 3 ditë zgjat”, shkruan Klesta Hysi në “Facebook”.   

Fjalimi surprizues i kryetares së forumit rinor të PS-së teksa fliste përçart, mori dhenë në portalet online dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë prej komentuesve shkruanin se Joleza Koka ishte e pirë. Ndërsa vetë protagonistja Koka, tha se po kënaqej shumë me këtë gallatë.