Doktoresha Anika Dokle, vajza e deputetit socialist Namik Dokle, ka ironizuar përmes një postimi në Facebook kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Një ditë më parë filloi të qarkullojë një foto e Veliajs, i cili shfaqej duke ngritur kolltukun e zyrës, si për të treguar se ai është një kryebashkiak i thjeshtë. Pas kësaj, Anika Dokle postoi një foto të ngjashme me të.

Ajo shfaqet në spital me një tjetër mjeke duke ngritur një dollap, e bashkë me foton e saj bashkëngjit edhe foto e Veliajs në zyrë.

Siç duket dhe nga pamjet, ku pasqyrohen dy ambiente shumë larg njëra-tjetrës, doktoresha ka dashur të theksojë kontrastin e madh mes luksit në zyrën e kryebashkiakut dhe kushteve jo të denja në maternitetin “Koço Gliozheni”.