Ka kohë që është bërë publike lidhja mes lidhjes së vajzës së ministrit të Trasportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinastos, dhe djalit të ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. Vetëm mbrëmjen e djeshme çifti ka vendosur të bëjë hapin e radhës në lidhjen e tyre, duke shpallur fejesën.
Vitin e kaluar,Elisa Haxhinasto dhe Franko Naço u shfaqën në dasmën e vajzës së Nasip Naços, ndërsa këtë herë festa i ka takuar djalit.
Për sa i pëket familjes Haxhinasto, Eliza është vajzë e vetme. Ajo ka festuar 20 vjetorin vetëm dhjetorin e kaluar, megjithatë të rinjtë kanë vendosur që ta zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre.