Vajza e ish-futbollistit të Uimbëlldonit, Xhon Fashanu ka deklaruar se njeh të paktën 7 futbollistë gej që aktualisht luajnë në Premier Ligë. Por ajo ka deklaruar se ata kanë frikë të dalin hapur në publik për të pranuar këtë status të tyrin.

Homoseksualiteti është një nga çështjet studimore të Amal Fshanut, pasi xhaxhai i saj Xhastin Fashanu vrau veten në vitin 1998 pasi u zbulua se ishte gej. Madje Amal ka qenë pjesë e një dokumentari me tri seri “Futbollistët Gay në Britaninë e Madhe” dhe ka deklaruar se futbollistët homoseksualë në Premier janë mbyllur në botën e tyre sepse kanë frikë t’i ekspozohen publikut nga paragjykimet.

Homoseksualiteti në futboll vazhdon të mbetet një tabu jo vetëm në Angli, por në të gjithë vendet.