17korrik 2015 – Lili-Rouz Dep (Lily-Rose Depp), vajza 16-vjeçare e yjeve Vanesa Paradì dhe Xhoni Dep, po bëhet gjithnjë e më popullore. Nuk rezistoi vetë Karl Lagerfeld: vajza e re e famshme është tani fytyrë e “Chanel”-it . E mahnitshmja Lili-Rouz, kjo është vajza e brezit të ri me të gjitha të prirjet e një ylli – thotë Lagerfeld, i cituar nga “Fashion Gone Rogue”.
Fushata e parë në kuadër të bashkëpunimit ishte reklama e koleksionit të syzeve të diellit vjeshtë-dimër 2015/2016. Karl-i e ka fotografuar personalisht Lili-Rouz-in, kurse në shtator do të botohen shkrepjet e këtij foto-sesioni.
Si person i “Chanel”-it, Lili-Rouz-i eci në gjurmët e së ëmës, Vanesa Paradì, e cila qysh në vitin 1990 përfaqësonte aromën e “Coco”-së dhe bashkëpunon me sukses me brendin dhe kohët e fundit. Sikurse është bërë e ditur dhe më parë, nëna e Lili-Rouz-it, këngëtarja dhe aktorja e njohur franceze Vanesa Paradì është mike e vjetër e stilistit Lagerfeld.
Lili-Rouz-i bëri paraqitjen e parë publike në prill të këtij viti. Ajo erdhi e shoqëruar nga ëma në paradën e “Chanel”-it. Gjithashtu në pranverë Lili-Rouz u fotografua për revistën ndërkombëtare australiane të modës-glamur “Oyster”.
Megjithatë, e bija e Dep-it nuk ka ndërmend të merret vetëm me sesione fotografike mode. Ajo ecën në gjurmët e të atit, “Piratit të Karaibeve”, si aktore. Verën e kaluar vajza fitoi kino-provën për rol kryesor në filmin “Yoga Hosers”, në një episodet e të cilit do të interpretojë dhe Xhoni Dep-i. Në qendër të subjektit të filmit do të jenë dy vajza nga Kanadaja, rolet e të cilave do t’i luajnë e Lili-Rouz-i dhe Harli Kuin (Harley Quinn) – e bija e Kevin Smith-it. Ngjarjet e filmit do të shtjellohen në Kanada, dhe, sipas autorëve të tij, vepra kinematografike do të bëhet një guidë origjinale për atraksionet vendore.
Vanessa Paradis dhe Johnny Depp u divorcuan në qershor 2012 pas 14 vjetësh martese. Aktorët kanë dy fëmijë, vajzën Lili-Rouz dhe djalin Xhek (Jack).
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/