Vajza e Jozefina Topallit, Megi dhe këngëtari i dalë nga "Ethet e së premtes", Luiz Ejlli, prej kohësh kanë qenë në një lidhje, që në fakt nuk e kanë ekspozuar shumë.
Në intervistat përkatëse të dhëna deri një vit më parë ata kanë vijuar të shprehin se dashuria e tyre vijonte. Megjithatë prej disa kohësh nuk kemi dëgjuar të flitet më për Megin dhe Luizin.
Përmes një hulumtimi në rrjete sociale vihet se se dy të rinjtë nuk ndiqen me njëri-tjetrin dhe as nuk kanë foto bashkë. Luiz Ejlli vetëm pak ditë më parë ka hapur një llogari në Instagram, ku ai dhe Megi nuk ndiqen dhe nuk kanë foto me njëri-tjetrin dhe gjithashtu në Facebook. Të jetë kjo një shenjë që çifti i ka dhënë fund lidhjes?