Vajza e kandidatit të PD për bashkinë Durrës, Stela Hoti, e pranishme në prezantimin e programit elektoral të babait të saj Luan Hoti.

Studentja e juridikut, pasi vlerësoi faktin që babai i saj kandidon për bashkinë nr.2 të Shqipërisë, ajo nënvizoi faktin se Luan Hoti si kryebashkiak i Durrësit do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa ndasi politike.

“Gjithnjë kam dashur të jem si ai. Unë, nëna dhe velai im u lumturuam kur PD zgjodhi babain tim si kandidaturë për bashkinë Durrës, sepse është zgjedhja më e mirë, por edhe u mërzitëm pak, sepse pas 6 marsit do të na kushtojë me pak kohë.

Është njeri besnik qe do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Durrësit pa ndasi politike.

Qytetarët durrsakë do ta bëjnë diferencën, me qytetarinë tuaj do ta bëni diferencën dhe do të votoni Luan Hotin”,– tha ndër të tjera Stela Hoti.

Në takim, kandidati Hoti shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe djali.

Kush është Luan Hoti

Luan Hoti ka lindur dhe është rritur në Durrës dhe është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. I diplomuar në Universitetin e Tiranës për juridik, ai ka mbajtur prej 5 vitesh përgjegjësitë e ndihmës gjyqtarit dhe prej 10 vitesh ka drejtuar Zyrën Përmbarimore në Durrës. Më pas, ka vazhduar si sipërmarrës në drejtimin e zyrës “Hoti Bailiff Service”.

Hoti ka kontribuar prej vitesh si kryetar i Grupseksionit Nr.1, sekretar i Degës së PD-së në Durrës dhe së fundmi edhe kryetar i saj.