Më 26 janar shënoi një vjetorin e vdekjes së parakohshme e tragjike të babait dhe motrës së saj, por Natalia Bryant kishte diçka për të festuar pak ditë më vonë kur u zbulua se kishte nënshkruar me agjencinë ndërkombëtare të modelimit “IMG Models Worldwide”.
Faqja zyrtare e agjencisë në Instagram ka postuar një foto bardh e zi të vajzës së legjendës së ndjerë të basketbollit Kobe Bryant, së bashku me një citim nga ajo në lidhje me këtë sipërmarrje të re.
“Unë kam qenë gjithmonë e interesuar për modën që në moshë shumë të re. Unë kam një dashuri për industrinë dhe doja të modeloja. Ka shumë për të mësuar, por unë mendoj se kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për mua të mësoj dhe shpreh veten time në mënyrë krijuese “, lexohet në citatin e Natalia, e cila më 19 janar mbushi 18 vjeçe.
E ëma e Natalia, Vanessa Bryant gjithashtu ndau me krenari lajmin në Instagramin e saj.





