25 gusht 2013 – Autoportretet që janë bërë Stephanie Key, bija 20-vjeçare e kryeministrit të Zelandës së Re, John Key, do ta sillnin çdo vajzë në konflikt me prindërit. Por, kur është fjala për të bijën e një politikani, problemet bëhen edhe më të mëdha.

Stephani studion në Akademinë prestigjioze të Arteve në Paris, ku janë krijuar edhe autoportretet e pazakonta të saj

Fotografitë janë menduar të promovojnë Javën e Dizajnit në Paris, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Fotografia më e diskutueshme është ajo pa sytjene, me një qershi në gojë dhe një armë në dorë.

Në një foto tjetër ajo është e shtrirë, ndërsa gjinjtë mbulohen me hamburgerët McDonald.

Aty është edhe një fotografi ku gjinjtë mbulohen me sushi, derisa oktapodi mbulon pjesët intime.

Fotografi i modës nga Zelanda e Re, Chris Sisarich, thotë se Stephanie ka talent, dhe se, duke pasur parasysh prejardhjen e saj, puna e saj është e guximshme.