SHBA, 11 shtator 2014 – Pas tentativës së një viti më parë për të vrarë veten, Paris Jackson, vajza 16 vjeçare e Majkëll Xhekson ka frekuentuar kolegjin 'terapeutik' Diamond Ranch Academy. Aty duket se adoleshentja ka njohur të dashurin, me te cilin dyshohet se ka mbetur shtatzënë.

Po të ishte gjallë, Michael Jackson ndoshta do të ishte bërë gjysh në moshën 56-vjeçare. Në shtypin amerikan përflitet një shtatzëni e mundshme e Paris Jackson.

Dyshimet kanë ardhur nga fakti se gjatë një dreke në restorant me të fejuarin, Paris ka ngritur dolli dy herë me ujë dhe jo me verë, siç kishte bërë zakonisht më parë. Si përfundim, çifti është vënë re gjithashtu në një argjendari, për të blerë atë që duket se do të jetë një unazë fejese.

Të dy janë shumë të dashuruar dhe ëndërrojnë një të ardhme së bashku.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/