Vajza e ish-ministres dhe ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, jo vetëm për shkak të së ëmës, por sepse është një vajzë shumë e bukur.

Kejda është një vajzë me forma truprore për t’u pasur zili dhe nëse do të hidhni një sy në profilin e saj në Instagram, ai është i mbushur me foto me bikini, ku vë në pah format e saj trupore.

Nga postimet në Instagram, duket se bukuroshja ka filluar pushimet. Ajo ka publikuar një foto me rrobabanjo, ku ngjan vërtet shumë seksi.

Në një intervistë ish-deputetja ka treguar se Kejda nuk synon aspak pasarelat, megjithëse pamja e saj është premtuese për këtë fushë. Ajo që bie në sy janë veshjet e saj firmato dhe tendencat më të fundit të modës.

Vet Kejda është treguar e hapur me ndjekësit në Instagram, teksa iu është përgjigjur shpesh pyetjeve të tyre ngacmuese. Kohë më parë kur prej komentueseve e pyetise çfarë ka bërë në jetë përveç fotove që poston në rrjetet sociale, jo me pak ironi Kejda shprehej se ka jetuar.

“Kam qesh, kam qarë, kam bërë shoqëri, ka udhëtuar, kam ngrënë fërgesën e nonës, kam fjet gjumë, dhe dikur mes këtyre kam shkrep dhe ndonjë foto”, shkruante Kejda në përgjigjen e saj.

Ndërkohë që një tjetër ndjekës e ka ngacmuar atë se sa e mërzitshme është që në jetë ti kesh të gjitha gati, teksa Kejda përgjigjet se ajo nuk e ka aq në terezi sa duket, pasi nga shkolla te jeta e përditshme, gjithçka e bën vetë.

”Ça kam gati psh? Se unë mëngjesin kur zgjohem e bëj gati vetë, shkollën se kam gati, do e marr vetë. Ndonjë biznes nga familja nuk di që ta kem dhe punën nesër gati, kështu që ky term është i gabuar”, shkruante ajo.