5tetor 2015 – Lajmi që qarkulloi dendur në portale online sot ishte ky; Një denoncim i rrallë është bërë ndaj dhunës në familje. Një femër gjen kurajo të denoncojë dhunën që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj dhe e bën këtë në Facebook.
Pas dhunës barbare të ushtruar nga bashkëshorti një 20vjeçare nga qyteti i Vlorës ka publikuar foton në Facebook. E reja duket me të dy sytë të nxirë nga dhuna e ushtruar nga i shoqi. Albano Janko, 30 vjeç, bashkëshorti i saj është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes. Arrestimi i tij u bë në lagjen “1 Maji” të Vlorës, ndërkohë që e shoqja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital që nga data 2 tetor 2015, kur ndodhi rrahja e rëndë. Janko ushtronte vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Duket se bashkëshortja nuk ka duruar dhe ka bërë publike çfarë burri bënte kundrejt saj”.
Sipas balkanweb, me një kërkim në http://www.tineye.com/ vërteton se bëhet fjalë për një vajzë ruse e quajtur Aleksandra Sereda nga Rusia, e cila është rrahur në muajin janar të vitit 2014 nga i dashuri milioner, Pavel Ushanov.
/portali DurresLajm/