Një tortë kaq të habitshme, sa as ajo nuk e ka pritur.
Në ditëlindjen e saj të 17-të, vajza e ministrit Niko Peleshi është surprizuar nga miqtë.
Aleksia Peleshi është bërë shumë e njohur në media jo vetëm si vajza e ministrit Peleshi, por ajo është përmendur shpesh edhe për bukurinë e saj.
E veshur me një fustan të zi, që i nxirrte në pah linjat e saj perfekte, Aleksia duket shumë simpatike.
Torta e përgatitur me fytyrën e Ard Daullxhiut, personazhi që u bë shumë i njohur në emisionin ‘Zonë e Lirë’ e më pas në të gjithë rrjetin, e ka bërë të qeshë pafund vajzën e Peleshit.





