Fansat e çifti më të pëlqyer të showbizz-it, janë gjithnjë kureshtarë për të parë vogëlushen e tyre. E ndonëse Miriami dhe Albani kanë publikuar edhe më herët foto të vajzës, ajo asnjëherë nuk është ekspozuar e plotë.
Në foton e fundit të publikuar nga Miriani vogëlushja është thuajse tre muajshe e gjysmë dhe për Miriamin ka kaluar faza e supersticionit, ndaj edhe ka vendosur të ndajë me të gjithë copëza gëzimi nga momentet me Amelinë.
Edhe pse është ende herët për të përcaktuar tiparet e vogëlushes, Miriami na ka zbuluar një tjetër të fshehtë, shoqen e parë për Amelian. Arusha e bardhë, e cila i është bërë dhuratë disa muaj më parë, kur ishte ende në barkun e së ëmës, tani është shoqja e ngushtë e së voglës. “Shoqja e saj që në bark” – shkruan Miriami në krah të kësaj fotoje të ëmbël.